“Opeli” del nga rruga, aksident me dy të plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme pranë Uës së Leklit në Këlcyrë. Burimet thonë se aksidenti ka ndodhur në orën 14:30 në vendin e qujatur “Gryka e Këlcyrës”.

Një automjet  tip “Opel Astra” me targa AA594LF ka dalë nga rruga. Makina drejtohej nga shtetasi R.T, 47 vjeç, banues në Fier dhe kishte pasagjer shtetasin K.K, rreth 70 vjeç, banues në Këlcyrë.

Për pasojë janë dëmtuar të dy këta shtetas dhe po bëhet shoqërimi i tyre për në spitalin Rajonal Gjirokastër.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.