Operacion antidrogë në kufirin greko-shqiptar, kapen 80 kg kanabis afër Janinës

Policia greke është duke zhvilluar një operacion antidrogë, në kufi me Shqipërinë.

Sipas mediave greke, efektivët e anti-drogës së policisë së Athinës kanë zbritur në kufirin shqiptaro-grek, pranë fshatit Neokesarea, Janinë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka sekuestruar rreth 80 kg marijuanë dhe ka arrestuar 4 trafikantë droge. Nuk ka ende detaje për shkak se operacioni vazhdon.