Operacion blic në Gjirokastër për rripin e sigurimit, 60 policë në 16 pika kontrolli
December 13, 2016
Policia e Shtetit ka ndërmarrë gjatë mesitës së sotme një operacion blic të shtrirë në 12 qarqet e vendit, në akset kryesore dhe zonat urbane.
Mësohet se operacioni ka nisur në mesdite. Policia e Qarkullimit Rrugor është mbështetur nga Policia e Rendit, FNSH e Shqiponjat.
Ne kete operacion blic jane angazhuar rreth 1200 punonjës policie në total në 205 pika kontrolli në gjithë vendin.
Sa i përket qarkut Gjirokastër janë 60 punonjës policie në 16 pika kontrolli në Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Këlcyrë dhe Memaliaj.
Policia thotë se “aksioni synon goditjen e paligjshmërisë, kryesisht atë që lidhet me zbatimin e nenit 170 të Kodit Rrugor, për mosvendosjen e rripit të sigurimit”.