Operacioni “Kabriole”, tre të arrestuar për trafik droge në Gjirokastër
Pas një pune intensive të kryer nga Specialistët Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u finalizua me sukses operacioni i koduar ‘’Kabriole’’, ku u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
Arbër Memajdini, 32vjeç, banues në Sarandë.
Dorian Memajdini, 24 vjeç, banues në Sarandë.
Arbër Petrani, 24 vjeç, banues në Memaliaj.
Arrestim i i këtyre shtetasve u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se shtetsasi Arbër Petrani në bashkëpunim me dy shtetas të tjerë, do të kryenin një transport lënde narkotike nga Këlcyra për në Gjirokastër dhe më pas për në qytetin e Sarandës, menjëherë u organizua puna dhe në vendin e quajtur ‘’Ura e Leklit ‘’ u vendosën Shërbimet Operacionale të Kontrollit të Territorit, si dhe në vendin e quajtur ‘’Dragot’’ u vendosën Sherbimet e Seksionit për Narkotikët.
Nga vëzhgimi i kryer në orën 23:00 është konstatuar mjeti ‘’Fiat Punto’’ me targa HMN 4943 dhe pas tij në një distancë prej 300 metrash lëvizte automjeti ‘’BMV’’ me targa AA 494 DU, të dy mjetet lëviznin në drejtim të Urës së Dragotit.
Menjëherë shërbimet u vunë në ndjekje të automjeteve. Në vendin e quajtur ‘’Kthesa’’ e fshatit Kodër është bërë ndalimi i mjetit ‘’BMV’’, ku drejtues i mjetit rezultoi shtetasi Arbër Petrani.
Në vendin e quqajtur ‘’Ura e Leklit’’ është bërë ndalimi i mjetit ‘’Fiat Punto’’, ku drejtues ishte shtetasi Arbër Memajdini dhe pasagjer vëllai i tij Dorjan Memajdini.
Nga kontrolli i mjetit BMV rezultoi se në pjesën e sediljes së pasme u gjet një qese, ngjyrë e zezë me lëndë të dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë 5.3 kg.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale ‘’Prodhim dhe shitje narkotikësh’’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.