Operacioni në Lazarat, policia zbardh statistikat e plota

lazarat-g-4Ministria e Brendshme publikoi buletinin me statistikat e muajit korrik për situatën e rendit në vend. Sigurisht që operacioni më i rëndësishëm mbetet ai në Lazarat.Dhe statistikat për këtë operacion janë si më poshtë:

 -U gjetën e asgjësuan një sasi prej 71 ton e 87 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

-U asgjësuan rreth 133.567 rrënjëve bimë narkotike.

-U sekuestruan 5 kg lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

-53 kg e 750 gram lëndë narkotike e përpunuar(çokollatë).

-4.395 kg farë kanabis sativa.

-Rreth 16.8 litër vaj hashashi

Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 5 laboratorë, nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 3 për përpunimin e vajit të hashashit, si dhe 2 inkubatorë ku u sekuestruan 27 llamba për ngrohje.

Sasi të konsiderueshme municioni dhe armë:

-426 armë zjarri automatikë (330) dhe pushkë (96), 27 pistoleta, 2 snajper, 1 mitraloz kundërajror me gjithë shtrat, 30 mitraloza të lehtë,6 mitraloza të rëndë,  1 gulinov, 4 antitank, 4 murtaja dhe 6 granatahedhës, 7 armë të vjetra, 29 armë gjahu, 2 pistoleta shenjëdhënëse, 1 armë pneumatike.

Po ashtu janë sekuestruar pjesë gulinovi 3, pjesë pushke, tyta armësh 2.

-Janë gjetur e sekuestruar 49 armë të djegura: snajper, automatikë, pushkë, pistoleta armë gjahu etj., po ashtu dhe pjesë armësh si: 1 silenciator, 2 tyta armësh, 6 krehra, si dhe 60 fishekë.

-Janë sekuestruar gjithashtu sasi të konsiderueshme municioni si: 240.109 fishekë të llojeve të ndryshme, 1258kallëpe tritol, 763 granata, 361 predha granatahedhësi e murtaje, 19 mina kundër këmbësorisë, 3978 kapsolla detonatore, 1319 ml fitil zjarrpërcjellës, 654krehra fishekësh, 29 mbushje predhash.

-Është sekuestruar një aparat minakërkues

-Janë bllokuar për këqyrje të mëtejshme 11 mjete me armë e kanabis brenda tyre, janë shoqëruar 17 automjete të tjera, janë bllokuar dhe 4 mjete të djegur (2 furgonë, 1 veturë dhe 1 kamionçinë), si dhe janë sekuestruar 37 targa automjetesh.

-Janë sekuestruar 13 pajisje presuese droge, 9 kallëp presash, 20 gërshërë për krasitje kanabisi, 2 pajisje për vakum ajri, 2 pajisje për filtrim uji, ventilatorë të fuqishëm, makineri për presim qesesh 1 dhe 1 peshore.

-Janë sekuestruar 2 aparatemetalkërkues dhe 5 kasaforta.

-Dokumente identitetesh të ndryshme, uniforma policie, etj.

-7 maska, 1 jelek multifunksional policie, 2 palë doreza, 1 dylbi termike, 1 dylbi optik, 1 dylbi nate, 1 dylbi i djegur.

-Nga kontrolli i forcave të policisë në territoret përreth banesës së një shtetasi në fshatin Kordhocë, në një tunel u gjet një sasi prej 26 milion e 480 mijë lekë të vjetër, të cilët u bllokuan me cilësinë e provës materiale.

-Kamera vëzhgimi 5, monitor kamera 1, laptopë 2, 1 makineri për kontrollin e kartëmonedhave, 1 njësi kompjuteri, 1 dvr.

-Radio transmetuese 7, karikues radio 1, pajisje për shpërthim 3.

-Një sasi e madhe gëzhojash e një sërë materialesh të tjera.

Krahas sa më sipër janë gjetur e sekuestruar dhe:

-33 makineta lojëra fati, 1 rulet lojëra fati, 2 tavolina-fusha lojëra fati, 2 kasaforta, 9 bateri për makinetat e lojërave të fatit.