Operacioni për “Eskobarin”, Balilajt mbahen në komisariatin e Gjirokastrës për arsye sigurie
Policia e Shtetit njofton për një tjetër operacion në kërkim të të ashtuquajturit “Eskobari i Ballkanit”, Kelmend Balili. Sipas njoftimit të shpërndarë për media, janë ushtruar kontrolle në 10 banesa dhe 3 hotele në jug të vendit, si dhe janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje 1e persona.
“Në vijim të Planit të Masave për kapjen e personit në kërkim Klement Balili, si dhe në zbatim të Ekzekutimit te Urdhërave të kontrollit në banesat e familjarëve të Balilit, lëshuar nga Prokuroria e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, Policia e Shtetit ka kontrolluar me shumë korrektesë:
10 banesa, 3 hotele, si dhe janë shoqëruar 11 shtetas për t’u marre në pyetje:
Konkretishtsht janë kontrolluar: 1 . Banesa e Klement Balilit në Stjar/Delvinë; 2 . Banesa e B. B në Stjar/Delvinë; 3 . Banesa e S. B.,në Stjar/Delvinë; 4 . Banesa e H.B, në Stjar/Delvinë; 5 . Banesa e Th, F, në Sarandë; 6 . Banesa e Th. F, (e dyta) në Sarandë; 7 . Banesa e Th. F, në Sarandë; 8 . Banesa e E. Sh, në Sarandë; 9. Banesa e A. S, në Sarandë; 10. Banesa e A.H në Sarandë. Janë shoqëruar në Gjirokastër dhe po intervistohen:
1 . H. B. 2 . S. B; 3 . B. B; 4 . J. B; 5 . Th. F; 6 . A. B; 7 . E. Sh; 8 . V. H; 9 . A. S; 10 . D. B; 11 . E. A..
Vijojnë veprimet nga Policia e Shtetit,” thuhet në fund të deklaratës.
Ndërkohë personat e shoqëruar nga policia janë transferuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër për shkaqe sigurie. Veç kësaj, autoritetet i tremben ndoshta një revolte nga familjarët e apo të afërmit e Balilajve nëse të ndaluarit do të mbaheshin ne komisariatin e Policisë Sarandë.