“Ore po sa shumë që paskemi qenë ne nga #Libohova”, Mirela Kumbaro dhe Nardi Hide mbledhin studentët në Tiranë: Bashkë në 14 maj për të çuar Libohovën përpara

Ministrja Mirela Kumbaro dhe kandidati i PS për Bashkinë Libohovë, Leonard Hide, kanë zhvilluar një takim me studentë dhe profesionistë të rinj nga Libohova në Tiranë. Teksa publikon disa foto nga takimi, Kumbaro shkruan se me votën e 14 majit për Partinë Socialiste do të vijojnë investimet dhe vëmendja për Libohovën. Më poshtë reagimi i plotë i saj.

Ore po sa shumë që paskemi qenë ne nga #Libohova 😄 Takimi bashkë me Nardin në 📍Tiranë, me studentë e profesionistë të rinj nga Libohova, por që ishin vetëm një pjesë shumë e vogël e atyre që studiojnë e jetojnë në kryeqytet, të suksesshëm dhe tepër ambiciozë për të ndërtuar karrierën e tyre këtu në Shqipëri 🇦🇱 Ama me zemër në ❤️ Libohovë, që ndjekin gjithë zhvillimin e zonës në këto vite, ku sa herë që kthehen tek të afërmit gjejnë përherë një investim të ri dhe që kjo të vazhdojë, e dinë se më #14MAJ duhet votuar vetëm Leonard Hide dhe Partia Socialiste 🌹 që e do Libohovën, ka dijet e nevojshme, grintën e domosdoshme dhe gjithë burimet për t’i çuar punët përpara!
Nga Tirana, me dashuri për Libohovën ❤️
#LibohovaVotonNardin 🗳️✅
#VetëmPërpara➡️
#KurrëMëMbrapa↙️
#KrenarepërPS❤️🇦🇱