Ortodoksët kremtojnë sot festën e Shën Mërisë

47ca42a5-1b8b-4169-8f9d-812e67a07479---0-Sot besimtarët e krishterë ortodoksë kremtojnë një nga festat më të rëndësishme të këtij besimi, festën e Shën Mërisë. Çdo 15 Gusht, besimtarët ortodoksë kremtojnë jetëndërrimin e saj dhe kalimin e shpirtit me trupat qiellorë, me birin e saj Jezu Krishtin. Pas Pashkës së Madhe, kjo është festa më e rëndësishme për besimtarët ortodoksë.

Shën Mëria festohet në të gjitha kishat që mbajnë këtë emër. Sot pritet të ketë festime në Dervician, Lunxhëri etj. Çdo 15 gusht, dita e Shën Mërisë është shndërruar në festë popullore, sidomos nga prania e emigrantëve dhe pushuesve të shumtë në këtë periudhë.