OSSHE, 6 milion dollarë investime në Gjirokastër e Libohovë

tmp_8020-20160512_124136572897997Gjirokastra ishte stacioni i radhës i inspektimit të investimeve të reja me vlerë 6 milionë USD, realizuar gjatë 2015-2016, me fondet e OSHEE-së. Deri më tani janë investuar 4 milionë USD dhe rreth 2 milionë të tjera janë në proces punimesh.

Përveç përfundimit të ndërtimit të linjave të reja ABC dhe 28 kabinave, OSHEE pritet të përfundojë në muajin qershor projektin e unazës dhe vendosjen e fidrave 3 dhe 4 për qytetin. Tjetër projekt me rëndësi është demontimi i n/stacionit të vjetër, i cili përmbytej në kohë reshjes, duke e zhvendosur tek i riu.

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), z.Adrian Çela, pa nga afër ecurinë e punimeve, të cilat përfundojnë në qershor.

“Në qytetin e Gjirokastrës kanë përfunduar disa investime që prekin disa lagje, përfshi edhe zonën turistike muzeale. Konkretisht në lagjet Zinxhira, Partizan, Manalat, etj, janë rinkonstruktuar 12 kabina dhe janë shtruar linja të reja ABC. Investimi i vjen në ndihmë edhe zonave të urbanizuar vitet e fundit, ku rrjeti ka qenë në kushte tërësisht jashtë sigurie dhe cilësie të furnizimit me drita”, tha Çela.

Investim më i madh, ndoshta më kryesori që prek “zemrën” e qytetit është ai i shtrimit të rrjetit ri 20 kv TM, fidrat 3 dhe 4 dhe vendosja e linjës unazore me n/stacionin e ri. Punimet më vlerë 2.1 milionë USD, realizuar në masën 70%, prek prek disa lagje të vjetra të zonës muzeale, zëvendëson rrjetin e vjetër 6 kV duke e bërë 20 kV, parashikon rikonstruksioni e 14 kabinave dhe ndërtimi i 16 kabinave te rejave, si dhe plotëson dhe mbyll unazën për fidrat 3 dhe 4, duke garantuar energji pa ndërprerje.

Projektet e investimeve në Gjirokastër, jo vetëm që rrisin cilësinë e furnizimit me energji elektrike dhe ulin humbjet me 7%, por i japin zgjidhje eleminimit të rrjetave ekzistuese ajrore dhe i përshtatet më mirë infrastrukturës së këtij qyteti turistik e muze që është nën mbrojtjen e UNESCO-s.

Administratori i OSHEE-së, iu përgjigj interesimit të medias në lidhje me rezultat e aksionit ndaj debitorëve. “Ky aksion vijon ende, tashmë është punë rutinë e OSHEE- së, nuk ka asnjë tolerim dhe për muajin që lam pas kemi dërguar në prokurori 60- raste të shkeljes së ligjit për vjedhjen e energjisë”.

Investimet të tjera

• Punime po kryhen edhe në zonat përreth qytetit, si në Libohovë dhe Valare, që parashikon rikonstruksionin e 6 kabinave dhe vendosjen e linjës së re ABC. Në disa fshatra përreth, si p.sh Valare, linja elektrike pothuajse nuk ekzistonte. Ecuria e punimeve 80%, përfundon në fund të këtij muaji (maj)

Hidrovoret

“Rikonstruksion i linjave elektrike dhe kabinave qe furnizojne me energji Hidrovorin e qytetit Vlore, Hidrovorin Orikum-Vlorë, Hidrovorin Akerni-Vlorë dhe Hidrovorin Çukë-Sarandë”

Ecuria e punimeve 77%, përfundon në fund të këtij muaji (maj)