Paga marramendëse e Shkëlzen Gashit në SHBA

gashi-4-600x387Shkëlzen Gashi u transferua pak ditë më parë te Colorado Rapids në Major League Soccer. Sulmuesi i Kombëtares vendosi të vijojë karrierën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 27-vjeçari deri më tani është aktivizuar vetëm në Zvicër, ndërsa për ta bindur të largohet nga Europa është edhe një pagë e majme.

Shkëlzen Gashi do të përfitojë 1 milionë dollarë në vit bën të ditur gazeta “Blick”. Ai do të marrë më shumë se lojtarë të tjerë që janë aktivizuar në Zvicër dhe Gjermani si Tranquillo Barnetta, i cilo vitin e kaluar kaloi te Philadelphia Union.

Sulmuesi i Kombëtares zgjodhi Major League Soccer edhe për të qenë gati për finalet e Euro 2016. Megjithatë mes pagave më të larta në këtë kampionat janë Steven Gerrard, i cili te Los Angeles me 6.2 milionë dollarë ne sezon dhe Sebastian Giovinco te Toronto me 5.6 milionë.