Pagesa e energjisë elektrike do të bëhet edhe nëpërmjet celularit

faturatNjë qytetar nuk do të shpenzojë orë të tëra nëpër rradhë për të paguar energjinë elektrike por mund të bëjë pagesë nëpërmjet celularit. Projekti pritet të realizohet në 2015 ndërsa shërbimi do të ofrohet nga disa banka dhe Posta Shqiptare.

Faturat e energjisë do të paguhen elektronikisht nëpërmjet celularit. Ky është projekt qveritar, pjesë e reformës së energjisë dhe i mbështetur nga USAID dhe sektori privat. Kjo mënyurë pagese pritet të nisë brenda 2015.

Një qytetar duhet të hapë një llogari bankare në rast se nuk ka një të tillë, të depozitoj një shumë të mundshme parash dhe çdo muaj nëpërmjet opsioneve në celular mund të shohë dhe të bëj online pagesën e faturës së energjisë. Sipas autoriteteve qeveritare kjo mënyrë do të shmangë korrupsionin, dhe do të reduktojë kohën fizike të praqitjes së sportele. Përvec bankave shërbimi do të ofrohet edhe nga posta shqiptare.