Pak njerëz në shesh dhe një gafë e Tritan Shehut, PD mbyll fushatën në Gjirokastër (VIDEO)

Partia Demokratike ka zhvilluar sot në Gjirokastër takimin përmbyllës të fushatës elektorale. Me panktara nëpër duar ku shkruhej “republika e re”  dhe foton Basha-Trump mbështetësit e PD-së u tubuan në sheshin e lagjes ’18 Shtatori’.

Ajo që vihej re ishte numri i paktë i njerëzve që kishin dalë në shesh, madje me sy të lirë kuptohej se ishin më pak njerëz se në takimin e LSI-së tre ditë më parë në Sheshin e Çerçizit. Edhe pse kjo mund të shpjegohet ndoshta me orarin e papërshtatshëm që ishte zgjedhur për takimin, ora 10:00. I pari që foli nga kandidatët, ishte kryesuesi i listës, Tritan Shehu. Ai nuk i kurseu as kësaj here broçkullat që i ka të zakonshme në ligjërimin e tij politik.  Ja cila ishte e radhës.

“Zoti kryetar, ju keni filluar të kryeni detyrat e Kryeministrit që këto ditë. Takimi juaj me Presidentin Trump ishte padyshim hapi i parë i madh i punës tuaj si Kryeministër i Shqipërisë për të rivendosur në nivelin më të lartë marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Shehu.

Dikush t’i thotë Tritan Shehut se marrëdhëniet diplomatike, vendi ynë i ka rivendosur me SHBA-në pas rënies së komunizmit në vitin 1991.

Shihni më poshtë videon e plotë të takimit të Bashës në Gjirokastër.

/ArgjiroLajm.net/