Papa Françesku shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës

295-300x229Papa Françesku shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës. Vendimi është marrë në unanimitet nga anëtarët e Këshillit Bashkiak .

“Sot është një ditë mjaft e shënuar sepse kemi përpara dy materiale të rëndësishëm. Sot është datë e shenjtë për besimtarët muslimanë, Nata e Kadrit. Kjo rastësi në këtë mbledhje urgjente dhe që jemi të gjithë këshilltarët me një vendim të përbashkët, flet edhe në një kuptim tjetër për të gjithë qytetarët, për këtë bashkëjetesë kaq të bukur. Materialin për restaurimin e sheshit e gjej mjaft të goditur, i shërben qytetit dhe është në respekt të Nënë Terezës, por edhe të vizitës së Papës. Është i goditur edhe nga ana e buxheti. Vota e këshilltarëve të djathtë është pro për të dyja materialet”, u shpreh kreu i këshilltarëve të djathtë, Njazi Kosovrasti.

Një tjetër vendim i miaratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ishte edhe ai për çeljen e një fondi prej 3.3 milionë dollarë për restaurimin e sheshit “Nënë Tereza”, ku Papa Françesku do të mbajë meshën e shenjtë, në Ditën Botërore të Paqes.