Para ndeshjes me Serbinë, publikohet një tjetër këngë për Kombëtaren (VIDEO)

Është publikuar kënga ‘Shqipëri o Nëna ime’ nga Arta Bajramit, Gold AG dhe Don Arbas. Kënga është një version remake i krijimit origjinal me pjesë të reja të shtuara të tekstit. ‘Shqipëri o Nëna ime’ është punuar tek Don Arbas teksa për videoklipin është kujdesur Imagine Films. Kënga vjen në prag të ndeshjes kthyese historike me Serbinë që zhvillohet të ejten në stadiumin Elbasan Arena.