Paralajmërimet për ardhjen e refugjatëve, forcat “Delta” në Kakavijë
Situata në pikën e kalimit kufitar të Kakvijës sot ishte e qetë, edhe pse gati përditë mediat greke dhe ato italiane raportojnë për një fluks refugjatësh nga Siria që prite të vijnë në vendin tonë.
Sidoqoftë në këtë pikë prej disa ditësh kanë mbërritur forcat “Delta”, për t’i paraprirë çdo situatë që mund të krijohet në kufi.
Nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër, janë tre patrulla policore që qarkullojnë në kufirin jeshil mes dy vendeve.
Një javë më parë kryeministri Rama tha publikisht se Shqipëria do të mbyllë kufijtë për të mos lejuar depërtimin e emigrantëve, por diçka e tillë ngjan gati e pamundur në rast të një fluksi të madh.
Megjithatë në ditët e ardhshme pritet që Bashkimi Europian të marrë vendime për zgjidhjen e krizës së refugjatëve. |Libohova Online|