Parapërgatitjet për fushatën, FRPD çel zyrën në Gjirokastër

14333185_1162147590522987_5287050906460033553_nForumi Rinor i Partisë Demokratike në Gjirokastër është mbledhur dje për të inaguruar çeljen e zyrës së re në qytet.

Kjo zyrë pritet të shërbejë jo thjesht si një vend takimi për të rinjtë e FRPD, por edhe si një zyrë ankesash për qytetarët.

Ajo do të qëndrojë e hapur deri në përfundim të zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm, tha kreu i forumit, duke shtuar se për çeljen e saj kanë kontribuar të gjithë anëtarët e FRPD Gjirokastër.

Në zyrën e re ishte vendosur edhe një foto e kryetarit të PD, Lulzim Basha