Parashikimi i motit, 27 shkurt 2015

f1_16moti1389888963Vendosja e një qendre të presionit të ulët atmosferik në jug të Italisë do të kushtëzojë sërish në vendin tonë mot të paqëndrueshëm. Për pasojë vranësirat dhe shirat do të jenë dominuese në të gjithë vendin, më të dukshme në zonat jugore dhe jugperëndimore. Edhe gjatë pasdites pjesa më e madhe e vendit do të jetë nën dominimin e vranësirave dhe shirave të dobët, me përjashtim të zonave malore verilindore dhe juglindore ku shirat do të jenë më të dendur. Parashikohet që kjo situatë instabilizuese e atmosferës të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime duke ruajtur të njëjtat vlera në mëngjes por mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të tyre. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtim jugperëndimor, kjo do të bëjë që dallgëzimi në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të jetë 2- 3 ballë.

Europa

Europa Veriore dhe nje pjese e Europes Qendrore do te mbeten me kushte te motit te paqendrushem pasi vranesirat dhe reshjet e shiut do te dominojne keto rajone gjate gjithe dites ku intensiteti i tyre do te jete i larte. Po ashtu reshje te pakta shiu e debore do te kete serish ne Skandinavi dhe Balltik ku problematike ne keto zona do te paraqiten edhe stuhite e forta te eres, kjo si pasoje e bashkimit te dy fronteve te ftohte dhe te ngrohte atmosferik mbi keto vende. Gjithashtu e njejta situate meteorologjike me vranesira dhe shira paraqitet pellgu Mesdhetar si edhe Europa Juglindore. Ndërsa serish Europa Jugperendimore, ishujt britanike si edhe Europa Lindore do te dominohet nga moti i kthjellet dhe temperatura do te jene ne rritje, situate kjo e cila do te ndikohet si pasoje e vendosjes se qendrave me presion te larte atmosferik mbi keto rajone.