Parashikimi i motit për 10 shkurt 2015

f1_16moti1389888963Masat ajrore të ftohta nga veriu dhe veruilindja e Europës do të jenë prezent në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët por të ftohtë, më të ulëta temperaturat do të shënohen në zonat juglindore të vendit. Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me të njëjtat kushte të qëndrueshme meteorologjike duke bërë që kthjellimet të jenë prezent pothuajse në të gjithë vendin, situatë e cila do të jetë deri në orët e vona të mbrëmjes kur priten vranësira të lehta në zonat verilindore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë 4 apo 5 gradë renie në vlerat e mëngjesit por mesdita do të sjellë një rritje të lehtë të temepraturave në ultësirën perëndimore. Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor, për pasojë në det dallgëzimi do të arrijë 3 ballë.

Europa

Vendet Nordike do te ndodhen ne kushte te motit te paqendrueshem dhe per pasoje, vraneisrat dhe reshjet e debores do te jen dominante. Me problematike situata do te paraqitet ne veri te Norvegjise ku reshjet do te jene me intensitet te larte. Po ashtu me reshje debore do te mbetet situata per vendet Lindore. Ndërsa pjesa me e madhe e Europes do te jet ne ndikimin e motit te kthjellet por te ftohte si pasoje e masave ajrore te qendrueshme kontinentale