Pas 1 shkurtit, kush ndërton pa leje burgoset 1 deri në 5 vjet

ndertime-paleje-300x200Pak kohë me parë te INUK ndryshoi drejtuesi, ndërsa së fundmi ndryshoi edhe vetë emri i institucionit. Duke filluar nga data 1 shkurt 2015, nuk do të quhet më INUK, por IKMT. Pra, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ndryshon emër në Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.

Ky ndryshim përkon edhe me vetë ndryshimin e ligjit për ndërtimet pa laje. Duke nisur nga 1 shkurti, kushdo që do të ndërtojë pa leje do dënohet me 1 deri në 5 vjet burg.