Pas arrestimit në Gjirokastër, polici që grabiti taksistin dërgohet në Tiranë. Flasin prindërit

tmp_2193-polici ne pranga950313191Ish-efektivi i FNSH-së, Eduart Budini është transportuar sot nga Gjirokastra për në Tiranë. Ai është grabitësi i një taksisti në Tiranë pak ditë më parë. Identifikimi i tij u bë pasi policia shpërndau pamjet e kamerës së sigurisë së taksisë. Ndërkohë që për ngjarjen kanë folur edhe prindërit e tij. Babai, Refiti thotë se ndoshta varfëria e shtyu të birin drejt një akti të tillë.

Prej nje viti ata nuk kishin mundur të paguanin qiranë e shtëpisë ndërsa ishte dhe në proces divorci me të shoqen, me të cilën ka një vajzë 6- vjeçare.

Pas katër ditësh pjestari i Forcave Speciale në Dragot të Gjirokastrës do të mbushë në qeli 30 -vjeç. Ai u arrestua nga kolegët e tij dhe ndodhet në paraburgimin lokal në pritje për tu zhvendosur në Tiranë.

Policia shpërndau të mërkurën një video ku Eduard Budini me pistoletë i kërkonte paratë një taksisti në Tiranë.