Pas arrestimit Spiro Ksera transferohet gjatë natës në Tiranë

spiro-kseraGjatë natës ish-ministri i Punës, Spiro Ksera u transferua nga Gjirokastra në Tiranë. Ai u arrestua në fshatin e tij Dervician ku ndodhej në një lokal.

Më pas Ksera u dërgua në komisariatin e Gjirokastrës, për t’u nisur më vonë drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës, me një makinë policie dhe me pranga në duar.

Urdhri për arrestimin e tij është firmosur nga prokurori Ndini Tavani.

Veç Kserës u arrestua në fshatin Goranxi edhe Artemis Mene, i cili ka qenë ish punonjës në ministrinë e drejtuar prej Kserës. Ndërkohë që janë firmosur edhe 7 urdhër arreste të tjera.

Ksera akuzohet për vjedhjen e 300 milionë lekëve të vjetra. Hetimet e prokurorisë nisën pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.