Pas Krenar Kullës, ky është drejtori tjetër që i bënë ‘kurban’ sot LSI-së
June 16, 2017
Krenar Kulla nuk ishte drejtori i vetëm i LSI-së që u shkarkua sot në qarkun Gjirokastër.
Mësohet se edhe drejtori i Postës Shqiptare në Tepelenë është shkarkuar.
Florian Dajka ishte emëruar në këtë funksion prej LSI-së. Shkarkimi i tij erdhi për shkak të përfshirjes në fushatën elektorale të LSI-së në Tepelenë.
Ndërkohë pritet që në fillim të javës së ardhshme të ketë shkarkime të tjera nga drejtorët e LSI-së në Gjirokastër.
/ArgjiroLajm.net/