Pas shkarkimit misterioz të Hysit, Luftëtari emëron trajnerin e ri

Gerd HaxhiuPas shkarkimit të trajnerit Mustafa Hysi, Luftëtari ka gjetur zëvendësin e tij.

Në krye të pankinës gjirokastrite do të ulet 43-vjeçari Gerd Haxhiu nga Vlora. Ai ka drejtuar më parë disa ekipe si Apolonia, Skënderbeu, Partizani e Besa.

Shkarkimi i Hysit dhe ndihmësit të tij Kristaq Ciko ishte një vendim i papritur, pasi Luftëtari i ishte në krye të kampionatit të Kategorisë së Parë.

Edhe para katër vitesh Hysi u largua po në të njëjtën mënyrë nga drejtimi i Luftëtarit, pavarësisht se ekipi i drejtuar prej tij ishte në krye me 9 pikë diferencë nga vendi i tij.

|Libohova Online|