Pas takimit në Gjirokastër, Rama darkon në Terihat në restorantin e këshilltarit të LSI

Në përfundim të dëgjesës publike sot pasdite në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama nuk është larguar drejt kryeqytetit, por ka mbledhur në një darkë deputetët e qarkut, kryebashkiakë të PS dhe drejtues të tjerë.

Burime të ArgjiroLajm.net thonë se të pranishëm në darkë janë deputetët Bledi Çuçi, Mirela Kumbaro dhe Flamur Golemi, si dhe kandidatët e tjerë të listës.

Mësohet se ata po darkojnë në një prej restoranteve në fshatin Terihat. Është fjala për një restorant në pronësi të një prej këshilltarëvë të LSI-së në Bashkinë Dropull, këshilltar i cili në mars 2016 u kap duke vjedhur energjinë elektrike në biznesin e tij.

/ArgjiroLajm.net/