Pasi u refuzua për postin e Prefektit, Odise Kote emërohet në krye të Drejtorisë së Sigurimeve Shoqërore Gjirokastër

Pas shkarkimit të Spiro Diamantit nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore në Gjirokastër, është mësuar emri i drejtorit të ri që do të emërohet në krye të këtij institucioni. Burime të ArgjiroLajm.net thonë se ministri Arben Ahmetaj pritet të firmosë nesër për emërimin e Odise Kotes.

Ky i fundit ishte propozuar kohë më parë për postin e Prefektit të Gjirokastrës, por u refuzua nga kryeministri Edi Rama. Kote ka qenë për vite me radhë nënkryetar i Bashkisë Gjirokastër. Punoi si me Flamur Bimen ashtu edhe me Zamira Ramin, ndërsa për vite me radhë ka qenë pjesë e strukturave të PS-së në Gjirokastër.