Pasqyra e shtypit, e martë 16 shtator 2014

newspapers-shtypi-i-dites-gazeta(2)Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore, për ditën e martë, 16 shtator 2014, mundesuar nga Noa.

Gazeta “Panorama” ka si titull kryesor; “Ambasadorët, mazhoranca rrëzon kandidatët e Bushatit. Ruçi: Mos i zgjidhni vetëm se dinë gjuhë të huaj”.

Tituj të tjerë janë; “Nishani: Bashkëpunim me mazhorancën për Guvernatorin e ri”.

“Zbardhen dëshmitë dhe provat në gjyq, “arrest shtëpie” për Fullanin. Golemi në burg”.

“Fushë Krujë, hidhet në erë makina e kreut të bashkisë”.

Gazeta “Shekulli” hapet me shkrimin kryesor; “Fullani “burgoset” në shtëpi. Dëshmitë në gjyq, të pandehurit mohojnë implikimin në vjedhjen e Thesarit”.

Tituj të tjerë janë; “Legalizimi, pagesat për shtesat anësore në të gjithë vendin”.

“Deputetët socialistë degjenerojnë kandidatin për ambasador në Katar”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Presidenti interpreton Kushtetutën. Nishani: Guvernatori është i imi. Presidenti i Republikës flet për takimet me Ramën dhe argumenton se ligji nuk e detyron që Guvernatorin ta zgjedhë nga Këshilli Mbikëqyrës. Guvernatori, Nishani: S’ jam i detyruar ta zgjedh nga Këshilli. Fullani ende në detyrë”.

Tituj të tjerë janë; “Ruçi dhe Dade, kundër qeverisë për ambasadorët në Katar dhe Spanjë”.

“Fushë-Krujë, shpërthim tritoli edhe në makinën e kryebashkiakut”.

“Veliaj: Asnjë nga dasmat nuk kushtoi më shumë se 9 milionë lekë”.

“Gazeta Shqiptare” çelet me shkrimin kryesor, “Fullani në shtëpi. Gjykata vendos: Mos fol me askënd”.

Tituj të tjerë janë; “Misteri, Bitraj: Pse vodha te arka Arka Stok? Kisha arsye të fortë, s’flas dot më shumë”.

“Veliaj: Dasma jo më shumë se 9 milionë lekë, 12 vite kursime”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor,“ S’është i rrezikshëm, Fullani lë qelinë. Gjykata e Apelit dërgon në shtëpi ish-Guvernatorin, mban në qeli vartësen e ij, Golemin”.

Tituj të tjerë janë; “Fushë Krujë, hidhet në erë makina e kryebashkiakut”.

“Braçe: Kush ka para pa hesap, del nga burgu”