Pasuria e kryebashkiakes së Libohovës, zbardhet deklarata
Bashkë me pasuritë e kryebashkiakëve të tjerë të 61 Bashkive të reja, ILDKPI ka publikuar edhe deklaratën e pasurisë së kryebashkiakes së Libohovës, Luiza Mandi. Lexoni më poshtë përmbajtjen e plotë të kësaj deklarate:
Pasuritë e Luiza Mandit, Bashkia Libohovë
Pronare me 50 % e një ap. me sip. 71.6 m2 në Libohovë, vlera 18 520 lekë. Pronare me 50 % e një kati shtesë me sip. 40 m2. Pronare me 50 % e një trualli me sip. 300 m2 dhe një vile 3-katëshe në Shkozë, Tiranë, vlera 3 000 000 lekë. Depozitë bankare në “Alpha Bank”, 909 952 lekë. Depozitë bankare në “Tirana Bank”, 200 007 lekë. Gjendja cash, 1 200 000 lekë. Të ardhura nga paga si drejtore e Qendrës Shëndetësore, Libohovë, 35 000 lekë. Të ardhura nga paga si mjeke familjeje për komunën Qendër, 630 000 lekë. Të ardhura si anëtare e bordit të ujësjellësit, Libohovë, 70 000 lekë. Të ardhura si anëtare e këshillit bashkiak, Libohovë, 35 000 lekë.
Bashkëshorti, Odhise Mandi
Pronar i një ap. me sip. 88.16 m2 në Tiranë, vlera 2 821 120 lekë. Pronar me 25 % i një trualli me sip. 1257 m2 në Peshkëpi e Poshtme, Gjirokastër. Pronar me 25 % i një trualli me sip. 1050 m2 në Peshkëpi e Poshtme, Gjirokastër. Depozitë bankare në “Intesa Sanpaolo Bank”, 3 000 euro. Pronar i një makine “Volsëagen Golf 2”, vlera 150 000 lekë. Pronar me 50 % i një makine “Volsëagen Golf 5”, vlera 500 000 lekë.
Djali, Aris Mandi
Pronar me 50 % i një makine “Volsëagen Golf 5”, vlera 500 000 lekë.