Patentat e reja, ja si do të veprohet për ndryshimin e tyre

Patenta_shqiptare_mbas-300x190Sipas ligjit të ri, të dekretuar në fund të vitit 2014, kategoritë e lejeve të drejtimit do të jenë të ndryshme nga ato aktualet, që janë A, B, C, D, BE, CE, DE. Nga 1 janari 2016, në lejet e reja do të jenë të shënuara kategoritë, duke filluar nga AM ku përfshihen ciklomotorët dhe mjetet me katër rrota të lehta, A1, A2, A, B1, B, BE, C1, CIE, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.

Qytetarët që regjistrohen në autoshkolla për të bërë kursin, do të jenë të parët që do pajisen me këto kartonë, ndërsa ende nuk është përcaktuar se si do të veprohet me ata që aktualisht e kanë kartonin dhe janë brenda afatit të skadencës. Opsionet janë dy: qytetarët mund të mbajnë kartonët aktualë deri kur të vijë koha e rinovimit ose mund të imponohet ndryshimi i tyre kundrejt një tarife të caktuar.

Thuhet se ndryshime do të ketë edhe sa i përket tipit të makinës, nëse është me kamio manuale apo automatike. Sipas ligjit të ri, kush ka bërë praktikë me një makinë me kuti shpejtësie automatike, pra pa freksion, me patentën që ka marrë do të lejohet të drejtojë vetëm makinat me kamio automatike dhe jo ato manuale.