Pazari i Gjirokastrës, këshilltarët bashkiakë: Duam cilësi të punimeve!

Përfaqësuesit e firmës që po kryen punimet për rehabilitimin dhe restaurimin e kalldrëmeve të pazarit të Gjirokastrës kanë raportuar para këshilltarëve të Këshillit Bashkiak të qytetit.

Inxhinieri Pavli Miçi, përfaqësues i Fondit Shqiptar të Zhvillimit tha se me projektin, nuk bëhet fjalë thjesht për një restaurim, por me një ndërtim të rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza, të ujërave të bardha, si dhe i rrjetit të energjisë elektrike.

Ndërsa anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë kërkuar cilësi të punimeve dhe monitorim të punës deri sa të përfundojë investimi në Nëntor të vitit 2019. Projekti që po zbatohet tek Qafa e Pazarit në Gjirokastër është me financim të Bankës Botërore dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit.