PD fiton Bashkinë e Dropullit, por zërat thonë se Deçka kalon te LSI-ja

DropulllNë tre bashkitë e rrethit Gjirokastër, PD-ja arrin të fitojë vetëm në Dropull. Kandidati Arhilea Deçka ka marrë rreth 47% të votave, ndërsa kandidati i pavarur Hristo Duci ka marrë 37%. Përfaqësuesi i PBDNJ, Kostaq Ziso ka marrë 16% të votave.

Kandidati i MEGA-, Vangjel Ngjelo ka marrë vetëm 8 vota. Pra, kryebashkiaku i Dropullit do të jetë i zgjedhur nën siglën e PD-së, por në Dropull e Gjirokastër ka kohë që përflitet për një kalim të tij në radhët e LSI-së, menjëherë sapo të fitojë mandatin.

LSI-ja e konkretisht deputeti Tavo e ka mbështetur Deçkën në Dropull. A ka një pakt të heshtur mes tyre apo jo? Ndërsa PD-ja zvogëlohet dita-ditës, mbetet për t’u parë nëse zërat që qarkullojnë prej kohësh për kalim të Deçkes te LSI-ja janë të vërteta ose jo.