PD Gjirokastër proteston para spitalit, kërkon shkarkimin e drejtorit

 PD Gjirokastër proteston para spitalit, kërkon shkarkimin e drejtorit

tmp_22857-received_1135076213189907-540457194Përfaqësues të PD dhe FRPD Gjirokastër kanë protestuar sot përpara spitalit rajonal “Omer Nishani” pas skandalit të publikuar në media mbi largimin e punonjëseve sanitare të këtij spitali me shorte. Kryetari I Pd Gjirokastër Roland Bejko ka kërkuar pushimin nga puna të drejtorit të këtij spitali si I paaftë për menaxhimin e këtij institucioni I cili sot sipas Bejko është në gjendjen e tij më të mjerueshme.

Për sekretarin për aksionin qytetar në PD Ervin Salianji, sot në Shqipëri jeta e qytetarëve po tenderohet. “Nga shëndetësi falas, kemi ardhur në letër me vrimë, për të jetuar ose jo”, u shpreh Salianji. Sipas tij nëse nuk merren masa shkarkimi ndaj drejtorëve që kanë zbatuar forma të tilla shkarkimi, PD do të përshkallëzojë protestat.

Reagimi I PD Gjirokastër vjen dy ditë pas publikimit në media të skandalit të shkarkimit të punonjëseve sanitare në spitalin rajonal të Gjiorkastrër me anë të shorteut.

Libohova Online