PD hap fushatën në Libohovë, “Republikë e Re” me Tritan Shehun dhe Spiro Kserën (FOTO)

Partia Demokratike ka prezantuar në Libohovë kandidatët për deputetë, Tritan Shehu e Roland Bejko.

Në takimin e zhvilluar në Shtëpinë e Kulturës, ata i kërkuan libohovitëve të pranishëm në takim votën në 25 qershor.

Sipas tyre Partia Demokratike ka një program të mirë për zhvillimin e ekonomisë, ndërsa thanë se kryeministri Rama e ka varfëruar vendin.

Në takim merrte pjesë edhe ish-ministri Spiro Ksera, i dënuar për korrupsion para dy vitesh, ndonëse ai nuk ishte pjesë e podiumit ku qëndronin Shehu e Bejko.

Në zgjedhjet lokale të vitit 2015, PD humbi Bashkinë Libohovë, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 çoi në Kuvend vetëm një deputet. Mbetet për t’u parë se çfarë rezultati do të arrijë në 25 qershor, në një kohë që LSI është rritur jo pak në qarkun Gjirokastër.

/Libohova Online/

Image may contain: 4 people, indoor

Image may contain: 4 people, people standing, people on stage and indoor

Image may contain: 3 people, people on stage and indoor

Image may contain: 9 people, crowd and indoor

Image may contain: 7 people, crowd and indoor

Image may contain: 4 people, people on stage, people standing and indoor