PD nxjerr emrat, lista e Gjirokastrës në dorë të Strazimirit

Partia Demokratike ka nisur procesin e konsultimit për kandidatet për deputete. Siç bën të ditur selia blu afro 1700 individe jane propozuar nga me shume se 23 mije qytetare ne aplikacionin on line, ne faqen zyrtare te PD dhe afro 1500 propozime kane ardhur nga baza demokrate gjate nje procesi qe zgjati 3 muaj dhe perfundoi pak para protestes se opozites me 18 shkurt.

Kryetari i Partise Demokratike ka ngritur nje grup pune i cili prej dje ka nisur punen ne terren ne kontakte me strukturat e PD dhe me faktoret e komunitetit per te siguruar te dhena sa me objektive rreth kandidateve potenciale te PD. Ky proces synon ne evidentimin e kandidateve me perfaqesues ne baze te integritetit, aftesive dhe reputacionit te tyre ne komunitet.

Burimet nga PD bejne te ditur se anetaret e grupit te punes jane percaktuar jashte konfliktit te interesit, dhe se ne rast kandidimi, asnjeri prej tyre nuk do te garoje ne qarkun ku jane angazhuar keto dite ne kete proces.

Behet e ditur se perberja dhe ndarja e grupit te punes eshte si vijon:

Shkoder- Edi Paloka,

Lezhe- Arben Ristani,

Kukes- Dhurata Cupi,

Diber- Ervin Salianji,

Durres- Florjon Mima,

Elbasan- Albana Vokshi,

Fier- Flamur Noka,

Berat- Tritan Shehu,

Korce- Edmond Spaho,

Vlore- Grida Duma,

Gjirokaster- Gent Strazimiri,

Tirane- Aldo Bumci.