PD prezanton sot kandidatët në Libohovë, presim që Roland Bejko të sulmojë sërish Libohova Online

Partia Demokratike prezanton sonte në Libohovë kandidatët e saj për deputetë të qarkut Gjirokastër, Tritan Shehu, Roland Bejko, Kosta Barka, Besnik Aliaj etj. Takimi me simpatizantë dhe mbështetës të PD-së do të mbahet në orën 19:00 në Shtëpinë e Kulturës.

Libohova Online pret edhe kësaj radhe që Roland Bejko, të ‘motivojë’ elektoratin e Libohovës edhe duke vjell vrer ndaj faqes tonë. Ashtu siç bëri dy vjet më parë kur po në të njëjtën sallë prezantonte Altin Çomon si kandidat për kryebashkiak.

Ashtu siç bëri edhe para disa ditësh në një reagim qesharak në faqen e tij në Facebook. Sidoqoftë ne e mirëpresim të gjithë arsenalin e tij të sharjeve, shpifjeve dhe etiketimeve, nëse ai është i bindur se në këtë mënyrë mund të marrë vota për partinë e tij.

Parti që për fat të keq i ofron kësaj radhe libohovitëve një ‘kandidat demode’ si Tritan Shehu. Por përpara se të merret sërish me Libohova Online, Roland Bejko bën mirë të shikojë sesi njerëzit e tij në Libohovë, punojnë ‘underground’ për PS-në dhe LSI-në. Nëse ai ka dëshirë t’i  hapim ‘petët e lakrorit’, ne ia faktojmë me zë dhe figurë të gjitha.

/Libohova Online/