Pengmarrja në ‘Dunavat’, autori arrestohet pas 5 vitesh (VIDEO)

Arrestohet pas 5 vitesh Aleksandër Kalemi, i cili në fillim të marsit 2012 rrëmbeu dhe mori peng tre persona në fshatin Lazarat.

Rrëmbimi u shënua më 4 mars 2012 në lagjen Dunavat, ndërsa ndaj Kalemit gjykata e Gjirokastrës dha dënimin me 3 vjet burg për akuzën “heqje e paligjshme e lirisë” parashikuar nga neni 110/2 dhe 49 i Kodit Penal.

26 vjeçari banues në Gjirokastër është arrestuar më 5 shtator nga Forcat e Posaçme të Operacioneve Speciale dhe kërkimit në Tiranë.

“Flitet për një ngjarje të ndodhur më 4 maj 2012 kur në vendin e quajtur lagjia “Dunavat” iu ka hequr lirinë dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasve E.SH, R.G dhe K.A të cilët janë mbajtur në mënyrë të paligjshme në Lazarat” informon policia.

Arrestimi i Aleksander Kalemit ne Tirane by news-al