Për Gjirokastrën që duam, Kumbaro publikon videon promovuese
May 30, 2017
Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe njëkohësisht kandidate për deputete në qarkun Gjirokastër ka publikur në faqen e saj në Facebook një video-promovuese për Gjirokastrën, në të cilën flasin disa personazhe.
“Jam shumë e lumtur të ndaj me ju sot këtë video që kemi realizuar për të treguar Gjirokastrën që po ndërtojmë, #GjirokastrënQëDuam, nëpërmjet portreteve dhe fjalëve të qytetarëve të saj. Kjo video tregon atë ndryshim rrënjësor që kemi nisur nga qendra dhe që si rrathët e ujit po përhapet në të gjithë qarkun. Ky është vizioni ynë për të shtatë bashkitë e qarkut Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, Dropull, Këlcyrë, Libohovë, Memaliaj”, shkruan Kumbaro.
Më poshtë mund të shihni videon.