Për mungesën e ujit në Libohovë Çomo fajëson… Luiza Mandin

Altin ComoKandidati i PD-së për Bashkinë Libohovë dhe njëherazi kryebashkiak aktual, Altin Çomo, ka shpërndarë në faqen e tij në Facebook një deklaratë për mediat, të cilën pretendon se ia kanë çensuruar televizionet lokale sepse siç thotë ai këto media janë nën kontroll qeveritar. Deklarata e gjatë përfshin disa çështje dhe në përgjithësi reflekton një lloj nervozizmi të kandidatt të djathtë. Nga njëra anë mbrohet puna e Bashkisë Libohovë në mbledhjen e taksave dhe bërjen e transparencës së shpenzimeve publike, ndërsa nga ana tjetër i kërkohet kandidates së majtë, Luiza Mandi, të tregojë sa taksa ka paguar për shërbimet dhe ilaçet që u jepte pacientëve.

Por për të qenë korrekt para qytetarëve dhe për të mos lënë të kuptohet se ky është thjesht një sulm politik ndaj kandidates së majtë, Bashkia Libohovë duhet të ketë të dhëna zyrtare për detyrimet tatimore të Luiza Mandit. T’i bëjë publike taksat që ajo ka paguar, meqë Bashkia pretendon se ka qenë korrekte në mbledhjen e tyre dhe të tregojë detyrimet e pashlyera të Luiza Mandit, nëse ajo ka të tilla.

Por nëse Bashkia Libohovë nuk ka asnjë evidencë për tatim-taksat që ka paguar ose jo Luiza Mandi gjatë ushtrimit të shërbimit si mjeke, atëherë do të thotë se ky institucion nuk e ka bërë punën e tij. Sërish është e rëndë, sepse tregon që Bashkia Libohovë e ka toleruar Luiza Mandin me tatim-taksat dhe tani po ia përdor për ta sulmuar për fushatë.

Në përpjekje për t’i ikur përgjegjësisë në mungesën e furnizimit me ujë të pijshëm, Bashkia Libohovë i kërkon llogari Luiza Mandi, meqë kjo ka qenë anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Ndërmarrjes së Ujësjellës-Kanalizimeve në Libohovë. Në reagimin nervoz për t’i faturuar dikujt tjetër përgjegjësinë për furnizimin me ujë, thuhet se derisa Luiza Mandi s’ka qenë në gjendje t’i jepte ujë të pijshëm libohovitëve, është e pakuptimtë të kërkojë votën e tyre.

Libohova Online, si një media lokale online dhe e pavarur publikon të plotë deklaratën e kandidatit të PD-së, Altin Çomo, por nënvizojmë gjithashtu se media nuk e ka detyrim të pasqyrojë pikë edhe presje gjithçka që kërkon të thotë një kandidat, qoftë ky i majtë apo i djathtë. Është në të drejtën e medias të përzgjedhë dhe të editojë një deklaratë, por jo ta transformojë përmbajtjen e saj. Ky moment nuk kërkon aspak të marrë në mbrojtje mediat lokale në Gjirokastër (TVGJ, Alpo TV apo Channel 7) dhe as të thotë se ato janë tërësisht jashtë influencës politike. Në këtë fushatë dhe në të tjerat që kanë shkuar, është ndotje mediatike të dëgjosh nga fillimi në fund çfarë thonë përfaqësuesit e PD-së, PS-së, LSI-së apo partive të tjera. Mediat duhet t’i editojnë dhe jo t’i nxjerrin në transmetim të gjitha broçkullat dhe propagandën boshe që bëhet. Mediat, qofshin edhe private, janë mbi të gjitha publike, sepse frekuencat që ato shfrytëzojnë janë pasuri publike. 

DEKLARATE PER SHTYP

Duke mare shkas nga deklaratat e papergjegjshme dhe te pasakta te dates 12.06.2015 nga ana e stafit te kandidates se majte per bashkine e Libohoves, te cilat akuzonin per keqmenaxhim, shtim numri punonjesish, investime te pabazuara ne ligj etj. ne emer te kryetarit te bashkise Libohove dhe njekohesisht kandidatit te Partise Demokratike per zgjedhjet vendore 2015, z. Altin ÇOMO, i bejme me dije opinionit publik dhe ne vecanti komunitetit libohovit se.

Ne asnje rast te vetem bashkia Libohove nuk ka shkelur ligjin per asgje e per askend, as nuk ka favorizuar e as nuk do te favorizoje askend per asnje qellim, qofte ky edhe elektoral.

Struktura e bashkise Libohove eshte e miratuar me vendim te keshillit bashkiak, nr. 2, date 12.01.2015, miratuar nga institucioni i Prefektit ne daten 23.01.2015 . 

Por natyrshem ne kete pike lind nje pyetje: Mbi c’kritere dhe baze ligjore, vetem ne muajin maj, gati nje muaj para zgjedhjeve, ne Qendren Shendetsore te Libohoves ku kandidatja vazhdon ende te jete drejtoreshe jane punesuar tre punonjes, perkatesisht, nje infermiere, nje ekonomiste dhe nje recepsioniste, a thua se kemi te bejme me nje spital te dores se pare ne Libohove?! Kush abuzon me ligjin ne kete rast?! 

Jo vetem kaq, por me menyra abuzive, jo ligjore e pa kurrfare transparence, jane punesuar ne Drejtorine e Rrugeve, ne Nderrmarjen e OSHEE, ne shkolla, antare ose persona te aferm te stafit shoqerues te kandidates se majte, nga Libohova e fshatrat perreth per qellim te paster elektoral, punesime fiktive, tallese, per te garantuar votat e atyre qe e kercenuan me bojkot kete kandidate

A mund te na sqaroje zonja kandidate, e cila pergjerohet dhe reklamon sherbimin e saj si mjeke, se sa here ka shkuar neper fshatra per vizita mjeksore, sic ia kerkon detyra, sa paguajne banoret e komunes per vizita tek ajo, sa e ka tarifen e vizites per banoret e Libohoves ne kliniken e saj private? Sa taksa ka paguar kjo kandidate per sherbimet dhe ilacet qe tregtonte ne kliniken e saj?!

Persa i perket investimeve, pagesave, te ardhurave dhe shpenzimeve te Bashkise Libohove, ato jane mese transparente, te detajuara dhe me procedura korrekte online, te cilat garantojne siguri dhe jane te hapura per kedo, asnje lloj abuzimi nuk mund te kete me fondet publike pasi ato prokurohen online dhe jane te verifikueshme.

Bashkia Libohove ka garantuar dhe ka shlyer pagat e te gjithe punonjesve te saj, si nje detyrim ligjor, por edhe nese ka patur moment bllokimi, kjo ka ndodhur per arsye te borxheve te energjise elektrike te Ndermarrjes se Ujesjelles-Kanalizime Libohove, sh.a., e cila udhehiqet nga nje keshill mbikqyres ne te cilen zonja kandidate eshte prej 10 vjetesh antare e tij dhe eshte paguar rregullisht sipas ligjit. Pra, zonja kandidate, cili ka qene dhe eshte roli juaj ne kete nderrmarje, cfare keni bere ju si antare e ketij keshilli mbikqyres per te permiresuar furnizimin me uje per Libohoven, per te mbledhur te ardhurat dhe per te investuar per kete nderrmarrje? A nuk eshte pakuptim per ju qe kerkoni voten e libohoviteve, kur nuk keni qene e zonja t’i jepni uje per te pire?!

Kandidatja dhe stafi i saj duhet ta dine mire, por edhe nese nuk e dine duhet ta mesojne se trojet, pyjet apo kullotat nuk mund te jepen me qera apo ne perdorim nese nuk prokurohen elektronikisht, ndaj te njihen me ligjin e procedurat njehere e pastaj te bejne rolin e papagallit

Po keshtu Bashkia Libohove ka ndjekur dhe po ndjek me perparesi mbledhjen e taksave vendore si perparesi ligjore, duke u dhene mundesine cdo biznesi qe ne keto kohe krize te qeverisjes se deshtuar socialiste, te shlyejne taksat sipas ligjit. 

Por perpara se kandidatja dhe stafi i saj, te flase per taksat, le te pyesin njehere njeri-tjetrin apo ndonje pseudo-biznesmen rreth tyre se sa te rregullt jane me taksat sidomos keto dy vjet?!
Bashkia Libohove garanton gjithe qytetaret e saj se do te nderrmare cdo nisme ligjore, ashtu sic e ka bere, per te garantuar mbledhjen e taksave dhe per t’i perdorur ato ne dobi te tyre.

Gjithashtu, ne keto dite te fundit te fushates denoncojme fort presionin ne rritje kunder punonjesve te administrates, infermjereve, mesuesve, te cileve po u kerkohet me shume ngulm e metoda te kundraligjshme vota si dhe po tentohet ne forma te ndryshme blerja e votes. Por, garantojme secilin prej punonjesve te administrates, cdo qytetar qe ne do te jemi vigjilent ndaj cdo presioni, cdo shantazhi dhe do te denoncojme e do te cojme para drejtesise kedoqofte qe kerkon te deformoje voten me 21 qershor. 

Si perfundim, falenderojme gjithe banoret e Libohoves, Nepravishtes, Suhes, Laboves, Bulos e Zagorise qe kane pershendetur dhe kane mbeshtetur hapur e pa frike kandidaturen e Altin Comos, si njeriun qe ka dhene prova e u eshte gjendur ne krah kujtdo, pa dallim, njeriun e punes, garancine dhe shpresen e te gjitheve. Le te mbeshtesim pa dallim Altin Comon dhe programin e tij, fitorja e njerezve te lire eshte e garantuar dhe do te deshmohet me vote me 21 Qershor! Votoni numrin 1 Altin Como!