Përfundojnë zgjedhjet, Anest Bashari kreu i ri i FRESSH Gjirokastër
November 28, 2016
Anest Bashari është kryetari i ri i Forumit Rinor Eurosocialist në Gjirokastër.
Në përfundim të zgjedhjeve ai mori shumicën e votave.
Në garë veç tij ishin edhe Eni Çuçi, Kreshnik Babameto dhe Endri Banushi.
Anest Bashari ka përfunduar studimet për Ekonomi dhe aktualisht punon te Zyrat e Punës në Gjirokastër.
Për të parë nga afër procesin e zgjedhjeve në Gjirokastër ishte i pranishëm edhe kreu i FRESH për Shqipërinë, Eljo Hyska, i zgjedhur në krye të këtij forumi pak kohë më parë.