Përfundojnë zgjedhjet, Flamur Golemi kreu i ri i PS-së në Gjirokastër

001Përfundon procesi i votimit për kreun e PS në Bashkinë Gjirokastër. Kryetar i ri I kësaj dege është zgjedhur mjeku Flamur Golemi, aktualisht drejtor në Drejtorinë e Shëndetit Publik Gjirokastër, post të cilin duhet ta braktisë pas detyrës së re.

Golemi ishte përballë kandidaturës së Ismail Zeko,drejtor i Postës Gjirokastër i cili mori vetëm 42 vota kundrejt  57 votave të kandidatit fitues Flamur Golemi.

Në këto zgjedhje votuan 150 votues, ndërsa u regjistrua vetëm një votë e pavlefshme.

Gara në Gjirokastër pritej të dëshmonte edhe mbështetjen që ka Kokëdhima në këtë qytet. Mbështetësit e këtij të fundit përkrahin kandidaturën e Zekos, ndërsa Golemi mbështetej ngë struktura tradicionale e PS.

Një ditë më parë zgjedhjet për kreun e PS u zhvilluan edhe në Përmet ku kishte një kandidaturë të vetme.

Por edhe pse kandidatja Adelina Stefani mori më shumë vota kundër se pro (19 pro dhe 23 kundër) u shpall kryetare e PS të Përmetit.

PS 02PS 03