Përfundon në Prokurori adoleshenti nga Derviciani, policia e kap duke i dhënë makinës pa patentë

Një adoleshent nga fshati Dervician është proceduar nga policia e Gjirokastrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa patentë.

Ja njoftimi i Policisë Gjirokastër.

Më datë 09.09.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin Dh.G,  vjeç 18, banues në fshatin Dervician, pasi dyshohet se rreth orës 15:30,  në Dervician, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.