Përfundon numërimi, ja kush janë 10 anëtarët e qarkut Gjirokastër në Asamblenë e PS-së

10001493_10153524545601693_9037973519818832079_nPartia Socialiste ka mbyllur në një kohë rekord procesin e numërimit të fletëve të votimit të 1500 delegatëve të Kongresit për anëtarët e rinj të asamblesë së kësaj force politike. 

Në orën 13.30 sekretari organizativ Blendi Klosi lexoi emrat e fituesve.

Sa i përket qarkut Gjirokastër anëtarët e Asamblesë Komëtare të PS-së janë:

Ismail Zeko, Argjiro Muho, Shpëtim Novi, Matilda Cela, Dino Selimi, Taulant Rama, Anxhela Hoxha, Dhimitër Toli, Adelina Jahollari, Dhimitraq Zoko

Bashkia Libohovë është e vetmja në qarkun Gjirokastër, ku nuk pati kandidaturë për anëtar të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste.