Përfundon numërimi në Gjirokastër, PS fiton me 15 mijë vota para, PD katandiset forcë e tretë

Ka përfunduar procesi i numërimit në qarkun Gjirokastër. Partia Socialiste ka fituar bindshëm me rreth 15 mijë vota duke marrë 3 mandate deputetësh. PD ka pësuar një tjetër goditje duke u renditur forcë e tretë.

LSI ka marrë më shumë vota, por vetëm një mandat deputeti. Rezultati është në rang qarku është ky:

PS 27 229 vota

LSI 12 311 vota

PD 11 273 vota

Pesë deputetët e qarkut Gjirokastër në Parlamet janë Mirela Kumbaro, Bledi Cuçi, Flamur Golemi, Tritan Shehu dhe Vangjel Tavo.