Përfundon Superliga, Skënderbeu shpallet kampion për të gjashtin vit radhazi
May 18, 2016

Ekipi i Skënderbeut shpallet kampion i Shqipërisë në futboll për sezonin 2015-2016.
Ky është titulli i gjashtë radhazi për korçarët, të cilët nuk falën as ndeshjen e fundit përballë Flamurtarit të Vlorës, duke fituar me rezultatin e pastër 2 me 0.
Ndërkohë pretendenti tjetër për titull, Partizani, u mund në Tiranë nga Teuta e Durrësit me rezultatin 2 me 1.
“Vulosja” e titullit kampion për këtë sezon ishte lënë për në ndeshjen e fundit për shkak të diferencës së ngushtë me 2 pikë mes Skënderbeut dhe Partizanit të vendit të dytë.
Ky titull për korçarët është edhe një rekord më vete për trajnerin Mirel Josa, i cili e ka titullin e pestë radhazi në karrierën e tij. Me nisjes e sezonit të ri pritet që Skënderbeu të luajë edhe në kupat e Europës.