Përgatitja për zgjedhjet e ardhshme, FRESSH nis takimet në Gjirokastër e Libohovë

15036673_581564078702549_8936852033650444807_n-696x398Ish-kandidatët për kryetar të Forumit Rinor Eurosocialist, Marinela Rukia dhe Shpati Kolgega kanë qenë se fundi për takime me anëtarë të forumit në jug të vendit.

Ata janë pritur në Gjirokastër nga kryetari i PS-së së rrethit, Flamur Golemi, kryetari i PS-së në Gjirokastër Gentian Llogo, si dhe në Libohovë nga kryebashkiakja Luiza Mandi.

Më tej takimet kanë vijuar në Tepelenë e Përmet. Në fokus të këtyre takimeve janë zgjerimi i anëtarësisë së FRESSH dhe përgatitja për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

FRESSH është forumi rinor më i madh në vend.

Ai është krijuar në vitin 1991 pas transformimit të Partisë së Punës në Partia Socialiste e Shqipërisë. Muajin e kaluar FRESSH zgjodhi kretar Eljo Hyskën, pas një fushate kombëtare qytet më qytet nën moton “Fressh Voice”.