Përgatituni mirë, po vjen i nxehti afrikan: Ja kur arrin kulmi i temperaturave

Ajo që parashikojnë sinoptikanët mund t’u pëlqeje vetem atyre qe kane vendosur te freskohen buze detit, apo ne mal. Gjithe te tjeret beni durim e pergatituni per nje periudhe perveluese.

“Territori shqiptar do te mbetet nen ndikimin e masave ajrore te nxehta e te thata nga Veriu i Afrikes deri ne mesin e javes tjeter duke diktuar ne territor mot kryesisht te kthjellet dhe temperatura shume te larta, maksimalisht deri ne 39 grade Celcius”- shkruan Meteoalb.

Sipas tij, parashikohet renie e temperaturave gjate pjeses se dyte dhe fundjaven e javes tjeter.

Bëhuni gati, sot moti do jetë plot me të papritura. Ja ç’thonë sinoptikanët

Nga vlerat e larta te temperaturave te rrebeshet e shiut. Keshtu do te jete sipas parashikimit te Meteoalb moti gjate dites se sotme, per te cilin duhet te jeni te pergatitur, Hidhini nje sy parashikimit para se te nisni aktivitetin e fundjaves.

Parashikimi i Meteoalb

E SHTUNE: kthjellimet dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa vranësira kalimtare do ketë në zonat veriore ku gjatë mesditës pritet shtim i vranësirave dhe rrebeshe shiu, në ekstremin verior.

Pasditja mbetet me kthjellime në ultësiren perëndimore por kthjellime e vranësira kalimtare do ketë në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit sjellin një rritje të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që termometri të ngjitet maksimalisht në 37ºC.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 24 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
FUNDJAVE TE MBARE NGA METEOALB !