Periudha 2013-2015, del raporti i KLSH-së për Bashkinë Libohovë. Ja abuzimet
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka përfunduar në shtator të këtij viti raportin e auditimit në Bashkinë Libohovë dhe dy ish-komunat që iu bashkëngjitën kësaj njësie vendore pas reformës territoriale.
Libohova Online ka një kopje të këtij raporti rreth 20 faqe, ku evidentohen një sërë shkeljesh të ndryshme. KLSH ka audituar periudhën nga data 1 janar 2013 deri në 31 dhjetor 2015.
Abuzimet janë të shumta dhe të larmishme, duke filluar që nga ndërtimet në shkelje të ligjeve, abuzimet me tenderat, pagesat e fjetjes në hotel në 14 raste për 7 punonjës në kundërshtim me ligjin, pagesa për këshilltarët ndonëse s’kanë marrë pjesë në mbledhje të Këshillit Bashkiak (apo të Komunës), përvetësimi i gomave të automjetit të institucionit në shkelje flagrante të ligjit, kompensimi me pagesë i pushimeve vjetore të pakryera nga titullarët e komunave dhe bashkisë, tenderat abuzivë për pastrimin e mbetjeve urbane, punën e Policisë Bashkiake, mosmbledhjen e taksave e shumë abuzime të tjera.
Libohova Online do të publikojë në ditët në vijim pjesët më kryesore të këtij raporti, ku janë dokumentuar shkeljet dhe abuzimet që kapin vlerë disa qindra milionë lekë.
|Libohova Online|