Përkujtohet në Sheper 150 vjetori i lindjes së Çajupit, Mandi: Patriot i kulluar e mendjendritur (FOTO)

 Përkujtohet në Sheper 150 vjetori i lindjes së Çajupit, Mandi: Patriot i kulluar e mendjendritur (FOTO)

12910745_10205119241294407_423039415_nËshtë përkujtuar sot në fshatin Sheper të Zagories 150 vjetori i lindjes së poetit Andon Zako Çajupi. Në aktivitetin e organizuar nga shoqata “Çajupi”, merrnin pjesë kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi, kreu i Këshillit të Qarkut, Armand Hila, administratori i Zagories, Arqile Puleshi si dhe miq e të ftuar. Duke folur para të pranishmëve, kryebashkiakja Mandi vlerësoi figurën e Çajupit dhe rolin e madh që ai luajti në cështjen kombëtare.

“Sot në përvjetorin e ditëlindjes së tij nuk kujtojmë thjesht një poet, publicist, dramaturg e patriot, por një prej rilindasve më të shquar të kombit tonë. Në dallim nga të tjerët, ai i këndoi gjithçkaje shqiptare: Nga lindja deri në vdekje. Prandaj sot, emri i tij zë vend në faqet më të ndritura të historisë së kombit tonë. Si një zagorit i urtë e i mençur, Çajupi bashkë me Naim Frashërin, Asdrenin dhe rilindasit e tjerë ishte gjithnjë në ballë të çështjes kombëtare, në ballë të përpjekjeve për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit tonë”, tha Mandi.

Më tej kryebashkiakja e Libohovës tha se krahina e Zagories, përveç natyrës së që i ka falur Zoti, ka mbi vete edhe lavdinë që i ka dhënë emri e vepra e Çajupit. Ajo e mbylli fjalën duke kujtuar fjalët që poeti i shquar i këndonte Bariut.

“Duke ju falenderuar edhe njëherë për këtë organizim në këtë ditë të shënuar, dëshiroj ta mbyll fjalën përshëndetëse me vargjet që poeti ynë i shquar i këndonte Bariut:

‘Kur të vdes të më kujtoni,

‘Ndjesë pastë !’ të më thoni.

Ne do ta kujtojmë gjithnjë sepse vepra që ai ka lënë pas, nuk mund të vdesë kurrë”,  përfundoi Mandi.

12910309_10205119240254381_378680258_n12884563_10205119241174404_758461221_n12910304_10205119240654391_1476005226_n12910617_10205119240334383_1843612149_n12910909_10205116184737995_1727593033_n12910734_10205119240294382_1492141929_n

Libohova Online