Përkujtohet nesër në Zagorie 150 vjetori i lindjes së Andon Zako Çajupit

 Përkujtohet nesër në Zagorie 150 vjetori i lindjes së Andon Zako Çajupit

1936457_10205661227987110_6763613209934113527_nNesër në Zagorie do të përkujtohet 150 vjetori i lindjes së poetit të shquar Andon Zako Çajupi.

Me këtë rast është parashikuar një aktivitet i organizuar nga Shoqata Atdhetare Kulturore “Çajupi” dega Zagorie. Nën moton “Ditët e Çajupit” aktiviteti do të mbahet në shtëpinë e tij të lindjes në fshatin Sheper.

E pranishme do jetë edhe kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi. Aktivitete të ngjashme me këtë rast janë parashikuar të mbahen edhe në Tiranë në Muzeun Historik Kombëtar.

Andon Zako Çajupi është një prej poetëve të Rilindjes Kombëtare, që bashkë me Naim Frashërin, Asdrenin  e të tjerë, ishin në krye të përpjekjeve për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar.

Ai lindi në 27 mars 1866 dhe ndërroi jetë më 11 korrik 1930.

|Libohova Online|

Libohova Online