Përmbytjet, bllokohet rruga Gjirokastër-Kakavijë

Sikundër ishte paralajmëruar dita e sotme ka nisur me reshje të dendura shiu në të gjithë vendin. Në Gjirokastër ka pasur vështirësi në qarkullimin e automjeteve në aksin pranë varrezave të qytetit.

Njëri prej përrenjve ka dalë nga shtrati duke sjell në rrugë materiale inerte. Rruga vazhdon të jetë e bllokuar, ndërsa qindra automjete presin në radhë. Mungesë të energjisë elektrike ka në disa zona, përfshi Libohovën dhe Zagorien.

Situata sinoptike pritet të përkeqësohet në orët në vijim. Ministria e Brendshme urdhëroi dje ngritjen e Shtabeve të Emergjencave nëpër qarqet e rrezikuara nga përmbytjet.tmp_18247-received_12582425641977571285625790tmp_18247-received_12582425875310882096509161