Përmbytjet, dëme edhe në Dropull. Rrëzohet ura e vjetër e ndërtuar nga italianët gjatë luftës (FOTO)

Përmbytjet e dy ditëve të fundit shkaktuan sërish dëmtime të konsiderueshme në infrastrukturë në fshatrat e zonës së Dropullit të Sipërm. Libohova Online sjell foto nga ajo çfarë ka ndodhur në Klishar, Selo dhe Llongo. Është rrëzuar gjithashtu edhe Ura e Llongos, një objekt i ndërtuar nga ushtria italiane që në kohën e luftës. Dëmtime ka pasur edhe në urën e ndërtuar nga ushtria shqiptare pas përmbytjeve në fillim të muajit dhjetor. Banorët bëjnë apel për ndihmë pasi e kanë të pamundur të qarkullojnë në këto kushte.

©Libohova Online